Sindikata kërkon vaksinimin e artistëve

schedule18:40 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:40 - 7 Qershor, 2021

NGA Leontina Nika

Prej 16 muajsh skenat e teatrove dhe Cirku Kombëtar vazhdojnë të jenë të kyçura,  shkak pandemia.  Megjithëse numri i të infektuarve ka pësuar rënie të ndjeshme, sërish normaliteti  për artistët  dhe publikun duket i largët.

Ndodhur në këtë kushte Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë Reshat Ibrahimi kërkon në mënyrë emergjente vaksinimin e trupave artistike.

Kreu i Sindikatës, Reshat Ibrahimi thotë se arti edhe në këtë rast është i fundit në listë, ndërkohë që sipas tij numri i artistëve në gjithë Shqipërinë është 700.

Ibrahimi thekson se pa vaksinimin masiv, rifillimi i aktivitetit në skenë i duket i largët. Sipas tij, shumë aktivitete artistike private, thyejnë edhe rregullat e grumbullimeve masive, ndërsa institucionet shtetërore penalizohen.

Reshat Ibrahimi thotë se në shtator me krijimin e qeverisë së re, sërish do i ripropozojnë Ministrisë së Kulturës, ligjin për artin, statusin e artistit, uljen e moshës së daljes në pension për disa profesione të vështira të artistëve, si dhe rishikimin e pagave te tyre, të cilat nuk kanë ndryshuar prej 6 vitesh. d.b/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!