Sindi Loci dhe Loco janë dy personazhet e Përputhen që janë shprehur të dy jashtë programit se vazhdojnë të ndjejnë një simpati për njeri tjetrin. Të dy në intervistat eksluzive dhënë për ‘Abc e pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi e kanë shprehur këtë gjë. Loco një muaj më parë, ndërsa Sindi gjatë intervistës së sotme.
Ermali e pyet nëse janë në komunikim me njeri tjetrin apo dhe se kanë menduar të takohen.
“Kohët e fundit ai ka qenë shumë i zënë me angazhimet dhe bizneset e tij, ndërsa unë kam qenë e zënë nga ana tjetër me angazhimet e mia. Nuk kemi pasur kohën që të dy që të caktojmë një moment që të takohemi. Nuk di të them tamam, tamam… nuk di statusin e Locos. Nëse është beqar pse jo takohemi”.
Në profilin e saj në Instagram disa foto me fustan nusërie kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe të ndjekësve, duke supozuar një ceremoni sekrete të Sindit. Kjo e fundit shpjegoi se: Nuk jam martuar, ishte nje fotosesion dhe kaq.
Po si e do partnerin e jetës? Nga një intervistë me Ermalin, enkas për këtë mësuam disa gjera! Partnerin e saj nuk e do as të virgjër dhe as person publik, por nuk e heq mundësinë që të jetë artist.
A paguhet ajo 1.000 euro për një reklamë në Instagram? Sindi sqaron të vërtetën, të cilën e zbuloni në videot tona në Youtube./abcnews.al