Simeone reagon ndaj deklaratës së Joao Felix për ecurinë negative të skuadrës

schedule11:10 - 12 Shkurt, 2022

schedule 11:10 - 12 Shkurt, 2022

Atletico Madrid këtë sezon është shumë larg pritshmërive, teksa nuk po arrin të përsërisë sezonin e kaluar. Trajneri Diego Simeone është plot 17 pikë larg vendit të parë ndërsa ka pësuar 6 humbje në La Liga.

Humbja e shkaktuar nga Barcelona 4-2 ka lënë jashtë zonës Champions “Colchoneros”, gjithsesi 2 pika larg katalanasve nuk janë shumë për të arritur objektivin kryesor të këtij sezoni që është kualifikimi në Champions League.

Ndërkohë, Atletico do të përballet në fazën 1/8-t në Champions, me Manchester United.

“Ne e dimë se çfarë duhet për të kaluar këtë moment, por preferoj të mos flas. Ka shumë arsye pse nuk po ecim mirë, nuk mund të përmend vetëm një”, deklaroi Joao Felix disa ditë më parë.

Fjalët e yllit portugez nuk i kanë pëlqyer Diego Simeones, i cili fton 22-vjeçarin të flasë në dhomat e zhveshjes, jo në publik.

”Nëse Joao e ka të qartë problemin e skuadrës tonë, do të ishte mirë të na e shpjegonte”, deklaroi trajneri argjentinas i kampionëve të Spanjës, dukshëm i pakënaqur me deklaratën e sulmuesit luzitan. /f.a/abcnews.al