Atletico Madrid luan në fushën e Villareal takimin e radhës në kampionat. Ekipi kryesues pritet të reagojë sonte, edhe pse kundërshtari është tepër i fortë. “Colchoneros” kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në katër ndeshjet e fundit.
Barcelona dhe Reali po afrohen dhe djemtë e Diego Simeones duhet të reagojnë. Trajneri argjentinas ka folur rreth “Çolizmit”, një stil futbolli që personifikohet me të. Lojë e fortë, presing, duele të ashpra, cinizëm perfekt dhe mbrojtje e hekurt.
“Në të vërtetë, nuk e kam krijuar unë këtë term, kështu që nuk arrij si ta shpjegoj. Ajo që mund të them është se jam i lumtur me rrugëtimin që kam kryer te Atletico. Flas edhe për të gjithë personat e lojtarët me të cilët kam punuar prej vitesh.
Jam krenar për arritjen e shifrës së 716-të ndeshjeve me Atleticon. Jam akoma i ri dhe kjo më bën edhe më të lumtur“, deklaron trajneri argjentinas, i cili qëndron në stolin e ekipit kryeqytetas prej dhjetorit të vitit 2011. /abcnews.al



