Simeone: Nesër si betejë lufte, ndaj Valladolid kam vetëm një shqetësim

schedule17:19 - 21 Maj, 2021

schedule 17:19 - 21 Maj, 2021

Atletico Madrid luan nesër ndeshjen e fundit të La Liga, që është një finale e madhe në vetvete sepse diskutohet titulli. Përballë është Real Valladolid, që gjithashtu e ka vendimtare këtë ndeshje sepse në rast disfate bie nga La Liga. Para kësaj ndeshje për mediet foli trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone.

“Kemi punuar si gjithmonë dhe do mundohemi të bëjmë lojën tonë të zakonshme. Në një ndeshje futbolli gjithçka është e mundur. Ata kanë nevojë për pikë gjithashtu dhe secili do luajë me armët më të forta.

Ka qenë një sezon shumë i gjatë, të gjitha ekipet kanë kaluar situata të ndryshme dhe ka qenë garë e fortë. Ky është kampionati spanjoll, duhet të japësh më të mirën në çdo ndeshje, duke shpresuar për më të mirën në fund.

Presioni? Kur nuk jam në punë jam familjar si gjithë të tjerët, por kaloj ehde shumë kohë duke menduar për çka i duhet ekipit. Nuk kam opinion nga kritikat e kundërshtarëve për VAR, por mund të them se kjo teknologji do të përmirësohet vazhdimisht më shumë.

Formacioni? Kemi tre lojtarë në vëzhgim për gjendjen e tyre fizike. Do shohim gjendjen dhe do vendosim nesër në mëngjes. Nesër do jetë një finale, ku dy skuadrat luftojnë për qëllime shumë të rëndësishme dhe do japin shpirtin në fushë për të fituar ndeshjen. Shqetësimi më i madh? Nëse skuadra do më përgjigjet siç ka bërë në ndeshjet e fundit”, tregoi Simeone. /abcnews.al