“Simeone më mësoi gjithçka”, Griezmann nostalgji për Atleticon?

schedule13:31 - 3 Nëntor, 2019

schedule 13:31 - 3 Nëntor, 2019

Antoine Griezmann nuk po kalon një moment të mirë me Barcelonën. Sulmuesi francez po përshtatet, por nuk ka arritur akoma formën e tij maksimale. Deklarata pas humbjes kundër Levantes nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve katalanas, teksa Griezmann flet për disfatën e papritur, taktikën ndryshe në ekipin e ri dhe ish-trajnerin, Diego Simeone.

Nuk ka një shpjegim logjik se çfarë ndodhi në ato 7 minuta dhe kjo është shqetësuese. Duhet të analizojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Pësuam një ‘blackout’! Mund të ketë disa faktorë si loja ose qëndrimi jonë.

Po përshtatem, edhe pse nuk mund të mësoj taktikat e reja brenda një sekonde. Unë më i dobishëm kur mbroj sesa kur sulmoj? Kjo ndodh falë Diego Simeones. Ai më ka mësuar gjithçka“, thekson sulmuesi francez. /abcnews.al