Simeone: Kuptuam diçka pas largimit të Moratës. Suarez? Flasin numrat e tij

schedule20:14 - 26 Shtator, 2020

schedule 20:14 - 26 Shtator, 2020

Atletico Madrid luan nesër ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga. “Colchoneros” do të presin në shtëpi ekipin e Granadës dhe Diego Simeone ndalet te merkato në konferencën e zakonshme për shtypin.

Alvaro Morata zgjodhi të rikthehet në Serie A te Juventusi, ndërsa drejtuesit e Atleticos vepruan menjëherë duke siguruar shërbimet e një bomberi si uruguaiani Luis Suarez.

Nuk e kishim të thjeshtë ta zëvendësonim siç duhet Moratën, por numrat e Suarez flasin vetë… Shpresojmë që ta ndihmojmë dhe të vazhdojë të shënoja kaq shumë gola.

E kuptuam se mënyra e vetme për t’u përmirësuar pas largimit të Moratës, ishte të gjenim një sulmues që do të na siguronte më shumë gola se në sezonin e kaluar“, deklaron Simeone. /abcnews.al