Simeone: Kjo është Atletico që dua, ja pse po vonon rikthimi i Diego Costës

10:57 | 24/02/202010:570

Atletico Madrid arriti një tjetër fitore pas asaj ndaj Liverpool në Champions League. Skuadra “Colchoneros” mposhti 3-1 me përmbysje Villareal dhe ndan vendin e tretë me Sevilla. Diego Simeone është i kënaqur me fitoren dhe e cilëson paraqitjen e djemve të tij si një ndër më të mirat për këtë sezon. Trajneri analizon situatën e Atleticos dhe objektivat e skuadrës së tij, teksa e mbyll me një prononcim në lidhje me Diego Costa dhe kapitenin Koke.

Që prej fillimit të sezonit kemi pasur oshilacione. E nisëm mirë, por më pas nuk ia dolëm t’i japim vazhdimësi rezultateve tona. Po luajmë mirë prej ndeshje me Granada, tani zbresim në fushë më të qartë në lidhje me arritjen e rezultatit pozitiv. Gjithçka bëhet më e thjeshtë për ne kur skuadra zbret në fushë me grintën e duhur.

Fitorja me Villareal? Djemtë e dinë mirë kampionati është objektivi ynë kryesor, pavarësisht suksesit me Liverpool. Champions është e rëndësishme për ne, por  për ne dhe tifozët tanë ka rëndësi jetike renditja në një pozicion të mirë në La Liga. Djemtë e përballuan Villarealin në mënyrën e duhur dhe zhvilluam një nga ndeshjet më të mira të sezonit, sidomos në pjesën e dytë.

Diego Costa? Dje u stërvit me ne, por mjekët kanë frenuar aktivizimin e tij. Shpresojmë ta kemi në dispozicion në javën e ardhshme. Koke? Kapiteni a vlera të mëdha dhe mbështetemi shumë tek ai. Ka një vizion taktik si pak lojtarë, gjendet gjithmonë në vendin e duhur. Ai dhe Saul mund të mbulojnë çdo pozicion të fushës“, përfundon Diego Simeone. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono