Alexandre Lacazette është një dëshirë e vjetër e Atletico Madrid. Emri i sulmuesit francez lidhet në çdo seksion merkatoje me kampionët e Spanjës.
Diego Simeone pëlqen shumë karakteristikat e 30-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me Arsenalin. Rinovimi nuk po vjen dhe klubi anglez ka ulur pretendimet.
Tani nevojiten 18-20 milion euro për të lënë të lirë Lacazette (aktivizohet në çdo pozicion të sulmit), moment që Atletico Madrid po tenton ta shfrytëzojë.
ESPN shkruan se drejtuesit e klubit iberik do të paraqesin këto ditë një ofertë zyrtare për lojtarin, i cili mund të përfundojë në “Wanda Metropolitana” më në fund. /abcnews.al