Simbolika e festës së “Shna Ndout”/ Flet Prifti Gjurashaj: Mesazhet lidhen me sakrificën për të tjerët

schedule18:28 - 13 Qershor, 2024

schedule 18:28 - 13 Qershor, 2024

13 qershori shënon festën e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.

Gazetari Arlind Isa ka intervistuar priftin e Kishës “Shna Ndou”, Prele Gjurashaj, i cili ka treguar dhe mesazhet që jepen në këtë ditë.

Ai ka theksuar se mesazhet janë nga bibla, më konkretisht nga Ungjilli dhe lidhen me sakrificën që Shna Ndou ka bërë për të ndihmuar të tjerët.

“Unë në fakt dhe mbrëmë kur bëra i bëra urimet të gjithë të pranishmëve “Gezuar festën e Shën Ndout” të gjithë shqiptarëve se është vendi i të gjithëve, pa marrë parasysh se e cilës feje janë.

Sa i përket mesazheve, ne i zgjidhim prej biblës, prej Ungjillit, ato pjesë që kanë lidhje me jetën dhe veprën e Shën Ndout. Ishin dy mesazhe shumë të bukura. Mesazhi i parë ishte ai mesazh i Ungjillit, ku Jezusi i dërgon nxënësit e tij me prediku Ungjillin dhe ju jep aftësi dhe pushtet me fol dhe vepru për atë që kanë nevojë.

Kështu që Shën Ndou ka predikuar Ungjillin fortë dhe shumë, ka kaluar Italinë dhe Francën duke predikuar Ungjillin”, tha ndër të tjera prifti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!