Silva: Në Angli del nga fusha me dhimbje në kokë, Maldini e Nesta profesorë

schedule09:35 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:35 - 12 Nëntor, 2020

Thiago Silva këtë verë u bashkua me Chelsean dhe provoi të luajë në ligën e tretë të madhe në Europë. Më parë ai ka luajtur me PSG në Francë dhe në Itali me Milanin dhe është pikërisht aventura me kuqezinjtë që ka lënë më shumë mbresa për brazilianin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Silva tregon mësimet e marra nga Nesta dhe Maldini te Milani dhe bën një krahasim të tre ligave gjigante, ku ka luajtur gjatë karrierës së tij.

“Çdo vend e sheh futbollin në mënyrën e vet. Jam rritur shumë në Itali, një nga shkollat më të mira për mbrojtësit dhe fazën mbrojtëse. Në fillim të karrierës sime kam pasur fatin të luaj pranë dy profesorëve të mëdhenj.

 

Kam luajtur me Maldinin dhe më pas kam pasur shansin të luaj me Nestan, kam luajtur me ta për dy vite dhe në atë kohë kam mësuar shumë.

Në Francë futbolli është më i vështirë dhe fizik. PSG ka dominuar vitet e fundit. Në Premier League gjithmonë përballeni me skuadra me lojtarë shumë të shpejtë përpara, ritmi është shumë i lartë.

 

Pas dy ndeshjeve të para, unë u largova nga fusha me një dhimbje koke pas shumë dueleve ajrore. Padyshim që është një kampionat ndryshe nga dy të tjerët në të cilët kam luajtur”, u shpreh 36-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!