Silva: Jam i lumtur te Manchester City, e dua shumë këtë klub

schedule16:09 - 7 Nëntor, 2021

schedule 16:09 - 7 Nëntor, 2021

Lojtari i Manchester City, Bernando Silva, është një nga lojtarët më të mirë në këtë sezon.

Gjatë merkatës së verës u përfol shumë për një largim të tij nga Manchester City, por ia preferoi të qëndronte, sepse ishte edhe dëshira e trajnerit Pep Guardiola.

Silva shënoi në derbin kundër Manchester United, dhe pas kësaj përballje ku skuadra e tij arriti të mposhte MAnchester United, mesfushori u shpreh i lumtur që ndihmoi skuadrën e tij të fitonte, por gjithashtu u shpreh i lumtur që vendosi të qëndronte në Angli.

“Jam i lumtur për momentin. Unë e dua klubin, gjithmonë e kam dashur klubin. Unë mund të ndiej dashurinë e tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve të mi”, deklaroi Silva. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!