“Silva dhe Neymar në Brazil? E refuzoj rikthimin, jam i sigurt dhe në Spanjë”

schedule22:57 / 25/03/2020

Mbrojtësi brazilian i Sevilla, Fernando, ka refuzuar në mënyrë kategorike një rikthim në shtetin e tij të lindjes, për shkak të Koronavirusit. Sipas Fernando, kjo epidemi do të shpërndahet në çdo cep të botës dhe është më e sigurt të izolohesh sa më shpejt në shtëpinë aktuale ku ndodhesh, se të shëtisësh në shtetet e botës.

“E refuzoj në mënyrë kategorike një rikthim në Brazil. Neymar dhe Thiago Silva të rikthehen, ashtu e kanë parë të arsyeshme. Por dua t’iu them se jemi të sigurt kudo. Mos të shpresojnë që kjo epidemi nuk do të mbërrijë në Brazil, është e pashmangshme. Jemi po aq të sigurt sa në Brazil edhe këtu në Spanjë”, tha mes të tjerash mbrojtësi i Sevillas./abcnews.al

 

schedule22:57 / 25/03/2020