Silva Bino në ABC: Përse janë të domosdoshme testet e shpejta

schedule18:18 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:18 - 11 Nëntor, 2020

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino foli në ABC për rritjen rasteve me koronavirus dhe menaxhimin e situatës së pandemisë.

Bino shpjegoi pse janë të nevojshme testimet e shpejta, ndërsa theksoi se qëllimi është të zvogëlohet koha e marrjes së tamponit.

Shefja e epidemiologjisë theksoi se qytetarët duhet të ruajnë vigjilencën pasi në një moment pakujdesie mund të rrezikohen të infektohen nga virusi.

“Qëllimi i jonë është të zvogëlojmë kohën e marrjes së tamponit. Futja e testeve të shpejta është ndryshim thelbësor në lidhje me diagnozën për persona që janë pozitiv”, u shpreh Bino.

Lexo edhe: A do të ketë Shqipëria një mbyllje të dytë totale? Flet për ABC, Silva Bino

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hequr realizimin e tamponin të dytë të negativizimit, Bino tha se “Komiteti” është mbështetur dokumente të organizatave ndërkombëtare duke shtuar se udhëzimi se si do të veprohet për këtë proces është përgatitur dhe se sipas saj do t’i dërgohet edhe qendrave shëndetësore.

“Ne u mbështetëm në dokumente të organizatave ndërkombëtare në lidhje me se sa infektues janë personat mbas shfaqjes së shenjës klinike. Ti vendos se si do të veprojë. Një person që ka rezultuar pozitiv, pas ditës së 10 dhe pasi i janë zhdukur shenjat klinike, jo humbja e nuhatjes, por shenja të tjera, si temperatura, 10 ditë pas tyre , në 95-98 % të rasteve nuk janë infektues.

Por ka një dallim, personat që janë me komprometim të imunitetit apo që jetojnë në qendra rezidenciale janë persona vunerabël dhe prioritet deri në 20 ditë dhe në varësi të gjykimit të mjekut dhe formës klinike mund të kryhen dy tamponë negative brenda 24 orëve. Udhëzimi është përgatitur dhe do të dërgohet besoj nesër në qendrat shëndetësore. Certifikatën e përfundimit të izolimit e lëshon mjeku i familjes dhe shërbimi i epidemiologjisë pranë njësive vendore”, tha Bino.

Pyetje: Ju folët për shëndetin mendor që OBSH pranon se pandemia shkakton tek personat e prekur me koronavirusi. Keni një ide se çfarë ndodh dhe pse ndodh që njerëzit që janë të shtruar në spital shkojnë  deri në vetëvrasje?

Bino: Unë nuk jam personi i përshtatshëm për të folur për këtë gjë, kjo kërkon specialistët e saj. Unë di që Covid-i mund të shkaktojë dëmtime që lidhen me atë që ka një humbje në kohë dhe hapësirë. Por mund të them se pavarësisht se kisha hyrë në pavion e veshur, unë pashë përkushtimin e stafit shëndetësor.

Pyetje: Pjesëtarë Komitetit Teknik të Ekspertëve u infektuan?

Bino: Unë u infektova në mjedise familjare dhe në mjediset e familjes nuk mbahet maskë. Pra unë e kam mbajtur maskën dhe kam shkuar në shtëpi të personave që kanë qenë pozitiv.

Sakaq Bino shtoi: Ne deri tani nuk kemi izoluar grip, kemi eksperiencë të vogël të rasteve me grip për shkak të procesit të vaksinimit. Megjithatë Evropa është diçka tjetër dhe ne do të shoshim se si do të shkojë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!