Silva Bino me koronavirus, Manastirliu tregon gjendjen e saj

schedule13:55 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:55 - 28 Shtator, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka uruar shërim të shpejtë shefes së Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino e cila rezultoi pozitive me koronavirusi.

Manastirliu thotë se gjendja e Binos është e stabilizuar, ndërsa shton se pret që Bino t’i bashkohet sa më parë ekipit të mjekëve.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!