Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar publikisht rastin e parë të futur në “rrjetën” e strukturës anti-Korrupsion. Në një deklaratë nga ministria që ai drejton Manja tha se bëhet fjalë për dy inspektorë të AKU-së në Fier të cilët i kanë vënë gjobë padrejtësisht një qytetari duke përdorur “maskën e shtetit”. Nën hetim do vihet edhe drejtori i njësisë ku ata bëjnë pjesë, si person në dijeni. Manja u shpreh se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë pre e abuzimit në datat 14 dhe 15 shtator të këtij viti, për të cilat ka edhe pamje filmike.
“Procesin e transparencës me publikun për anti-korrupsion. Do jetë një proces transparent që do të zgjasë deri në fund të mandatit të tretë me tolerancë zero ndaj kujtdo që do na dalë përpara. Rasti i sotëm lidhet me një qytetar që nuk ka pranuar të japë ryshfet. Për ata që dalin dhe thonë “nesër hajde andej vlla, kalo sille atë plaçkën”. Na takon ta provojmë që qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojmë. Mos heshtni. Fjalët e thëna dhe ankesat e bëra janë legjitime nga pikëpamja humane pasi ke paguar ryshfetin por nuk janë të denja. Nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes,, zgjatet edhe litar.
Qytetari është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier. Ata e kanë gjobitur me vulën e shtetit. Ne menjëherë jemi vënë në lëvizje. Gjobëvënësit me maskën e shtetit që nuk përfaqësojnë shtetin do përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do vendosim në kallëzim edhe drejtuesit e tyre si person në dijeni. Drejtuesit jo gjithmonë janë pjesë e gjobave por ata duhet ta dinë veprimtarinë e inspektorëve në terren. Mua nuk më rezulton në rastin konkret që të ketë praktikë të vendosjes së gjobave që u vjen njerëzve”, tha Manja.
Manja paralajmëroi që javën e ardhshme, vetë ai do të paraqesë publikisht raste të tjera të denoncuara nga qytetarët, kësaj radhe në lidhje me hipotekën dhe legalizimet.
“Jam i bindur që në takimin e radhës të martën që vjen do jetë për hipotekën dhe legalizimet. Raste abuzive që do kenë të njëjtin fat si ky i sotmi, deri në ndëshkimin e shushunjave që struken në zyrat e shtetit që janë aty jo për t’i shërbyer qytetarit por për xhepat e tyre. Detyra jonë është t’i çojmë deri në fund këto raste. Ka kohë për dy tre pyetje pasi në orën 01:30 do jem në komisionin e Ligjeve”, tha Manja.
Ai tha se deri më tani pranë kësaj strukture kanë mbërritur 248 denoncime nga qytetarët në lidhje me abuzimet te Hipoteka, legalizimet, agjencinë e burimeve natyrore, doganat, IKMT etj. Manja theksoi se cilësia e provave që do dërgohen për administrim nga ana e kësaj strukture do e vënë drejtësinë para faktit të kryer duke e detyruar drejtësinë të vihet në krah të qytetarëve.
“Jemi në mandatin e tretë qeverisës. Edhe vetë jemi të pakënaqur kundër korrupsionit në administratën publike. Kjo nga na pengon të mos e çojmë këtë luftë në një standard tjetër. Është një betejë që vazhdon përditë. Ligji i bashkëqeverisjes është një mekanizëm ligjor për ta adresuar si duhet këtë betejë. Reforma në sistemin e drejtësisë u mor për shkak të degradimit në sistemin gjyqësor. Unë garanton cilësinë e provave që do i dërgohen organeve të drejtësisë në lidhje me rastet që do denoncohen nga njësia anti-korrupsion.
Drejtësia përballë provave e ka detyrim të rrijë në krah të qytetarit. Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë shqetësimin e qytetarit. Është një rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri. Rasti si ky dhe dy të tjera dhe do i trajtojmë me palën specifike. Do jem sërish para jush. U bëj thirrje qytetarëve. Mos hezitoni. Na vini në provë dhe denonconi për të gjitha rastet që jua mbyllin gojën me forcën e dallavereve”, u shpreh Manja.
Në lidhje me hartën e re gjyqësore, Manja deklaroi se shumë shpejt do bëhet gati një draft i përbashkët që do i nënshtrohet konsultimit publik. “E kemi marrë një dokument pune nga KLGJ në lidhje me hartën gjyqësore. Janë ngritur dy grupe pune që po adresojnë problematikat. Shumë shpejt do bëhet gati një draft i përbashkët i hartës gjyqësore që do i nënshtrohet konsultimit publik. Këtu kam parasysh komunitetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve. Çdo gjë në kohën e duhur”, deklaroi Manja. m.v/Abcnews.al