Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljaniovska Davkova në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kandidati rival Stevo Pendarovski është i humbur. Në llogaritjen e saj, ajo ka përfshirë edhe votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka.
Gordana Siljanovska Davkova, kandidate VMRO-DPMNE: “Beteja sapo ka filluar. Nëse mblidhen edhe votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka do të shihet se kandidati rival Stevo Pendarovski, i përkrahur nga qeveria, ka pësuar një humbje të thellë”. /abcnews.al