Këngëtari i njohur, Adam Levine dhe gruaja e tij, modelja Behati Prinsloo, janë parë së bashku për herë të parë pas skandalit të tradhtisë. Pavarësisht akuzave për tradhti, dukej se ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje martesore teksa shfaqeshin të buzëqeshur në Montecito, Kaliforni.
Një modele 23 vjeçare publikoi disa mesazhe ku pretendonte se kishte pasur një një lidhje me këngëtarin. Madje, këngëtari i kërkonte që t’i vendoste emrin e saj fëmijës që gruaja e tij po priste. Këngëtari mohoi lidhjen duke thënë se kanë qenë vetëm disa mesazhe flirtuese.
“Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime. Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen time. Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë.”, shkruante këngëtari.
Pas këtij skandali, dy gra të tjera akuzuan këngëtarin se iu ka dërguar mesazhe flirtuese.
/abcnews.al