Siguruan 5 mandate, kush i kryeson votat e kandidatëve demokratë në Korçë

schedule10:00 - 27 Prill, 2021

schedule 10:00 - 27 Prill, 2021

Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate në Korçë, ndërsa socialistët siguruan gjashtë. Pas numërimit të 427 qendrave të votimit ka nisur numërimi edhe i votave nominale të kandidatëve.

Demokratët prijnë me Bledjon Nallbati, i cili deri në këto momente ka marrë 3334 vota.

Pas tij vjen Andrea Mano, që ka siguruar 1727, ndërsa i treti për nga numri i votave në këtë qark renditet Ervin Salianji me 1575. Ndërkohë, drejtuesi politik i demokratëve në Korçë, Edmond Soaho ka marrë 1434 vota.

Në të dhënat e publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 118 qendra votimi nga 427 në total. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!