AMF: Brenda muajit, udhëzimi për zbatimin e vendimit të qeverisë për sigurimin e ndërtimeve

schedule15:19 - 9 Tetor, 2019

schedule 15:19 - 9 Tetor, 2019

Pesë vite pas miratimit të ligjit, qeveria nxjerr vendimin  që detyron ndërtuesit të lidhin me blerësit kontratë 10 vjeçare për sigurimin e ndërtesave. Vendimi erdhi pas tërmetit te 21 shtatorit, por ende nuk është i plotë për të nisur zbatimin.

“Njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së punimeve, ndërtuesi duhet t’i dorëzojë blerësit një policë sigurimi me afat dhjetëvjeçar me përfitues blerësin dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve, që mbulon dëmet e ndërtesës, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësi”.

Këtë parashikon neni 42 i ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit i pesë viteve më parë. U desh tërmeti i 21 shtatorit që ta nxirrte nga sirtarët e ministrive dhe qeveria të miratonte vendimin po me të njëjtin fokus, por për të përfituar prej tij qytetaret duhet të presin ende. Specialistët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë çfarë duhet për ta bërë të zbatueshëm.

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 2 tetor të këtij viti, nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes së pasurisë se paluajtshme. Ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit parashikohet jo më pak se 0.1% e limitit.  Kur do të bëhet kjo pagesë?

Ndërkohë specialistët shpjegojnë ndryshimin me sigurimin që aplikohet aktualisht.

Vetëm 3% e qytetarëve sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare sigurojnë pronën në Shqipëri. Në 80 % të rasteve kjo vjen si detyrim që vendosin bankat për shërbimet që ofrojnë. Ndërkohë kontrata e sigurimit mes ndërtuesit dhe blerësit parashikohet të jetë një ndër kushtet për regjistrimin e pronës.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!