Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguria ushqimore, sfida drejt BE/ Rama: Do garantojmë që çdo produkt që konsumojnë qytetarët të jetë i sigurt

schedule10:11 - 26 Prill, 2026

schedule 10:11 - 26 Prill, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, deklaroi se siguria ushqimore dhe përafrimi me standardet e Bashkimi Europian janë në qendër të agjendës së qeverisë dhe do të mbeten prioritet edhe në javët në vijim.

Në podkastin “Flasim”,  Rama u ndal te domosdoshmëria për të garantuar që çdo produkt ushqimor në Shqipëri jo vetëm të jetë i sigurt për konsumatorët vendas, por edhe të përmbushë standardet e tregut europian, ku vendi synon të integrohet si anëtar  në BE.

Ai theksoi se procesi i përafrimit me BE-në nuk duhet parë thjesht si një listë detyrash formale, por si një transformim i plotë i sistemit të prodhimit, kontrollit dhe cilësisë ushqimore. Sipas tij, kjo është një sfidë që lidhet drejtpërdrejt si me shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe me objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.



Sipas Ramës, forcimi i sistemit të sigurisë ushqimore është një element kyç për ndërtimin e një tregu të besueshëm dhe konkurrues, si brenda vendit, ashtu edhe në tregun europian.

“Në fokus të kësaj jave ka qenë ajo që do të jetë në fokus të të gjitha javëve më pas, në një mënyrë a një tjetër, siguria ushqimore dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Europian. Në një takim të organizuar me operatorët e sipërmarrjes ushqimore, ne u ndalëm në një temë shumë konkrete.

Si do të garantojmë që çdo produkt që konsumojnë qytetarët, jo thjesht të jetë i sigurt, por të jetë një produkt i pranuar dhe i suksesshëm në tregun e nesërm të përbashkët të Europës, ku ne do të jemi anëtarë me të drejta, por edhe me detyrime të barabarta.

Dhe kjo lidhet me një sfidë aktuale më të ndërlikuar të procesit tonë të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që është sigurimi i të nesërmes për të gjithë ata, të cilët kanë ndërtuar të sotmen mbi themelet e një pike grumbullimi, përpunimi apo prodhimi të nënprodukteve ushqimore, që do të thotë që nga gjëja e gjallë deri te produktet e paketuara.

Një proces që shpesh keqkuptohet si një listë detyrash që duhen përmbushur për të tjerët, ndërkohë që në thelb është diçka që lidhet drejtpërdrejt, jo thjesht vetëm me shëndetin e shqiptarëve këtu në Shqipëri, e konsumatorëve këtu në Shqipëri, por edhe me misionin tonë të përbashkët kombëtar të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Nuk është një çështje rregullash në letër, është një çështje e ndërtimit bashkërisht të një sistemi funksional prodhimi, kontrolli, cilësie dhe besimi në çdo hallkë.

Në këtë fazë, Shqipëria nuk bën vetëm harmonizimin ligjor me Bashkimin Europian, por edhe duhet të sigurojë zbatimin konkret të ligjeve në realitetin e përditshëm. E prandaj, ne po ndërveprojmë dhe do të ndërveprojmë gjithmonë e më aktivisht me sipërmarrësit dhe sipërmarrjet në bujqësi, sipërmarrësit dhe sipërmarrjet që kanë të bëjnë me produktet shtazore dhe nënproduktet e tyre, sipërmarrësit dhe sipërmarrëset që kanë të bëjnë me gjithçka që sot del nga toka e Shqipërisë, falë punës dhe duarve të tyre të arta.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!