Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguria, “Shqipëria zgjedh linjën amerikane”, Sotiri: Bordi i Paqes, çfarë do japë vendi ynë?

schedule20:53 - 19 Shkurt, 2026

schedule 20:53 - 19 Shkurt, 2026

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Juxhina Sotiri komentoi për Real Story takimin e parë në SHBA mes vendeve anëtare të Bordit të Paqes. Sotiri tha se orientimi strategjik i Shqipërisë në çështjet e sigurisë është qartësisht krah SHBA-së, ndonëse në Europë ka vende neutrale apo që shmangin përfshirjen në aleanca të caktuara.

Ajo theksoi se Shqipëria mund të kishte ndjekur një model më të kujdesshëm, si Italia që u pozicionua vëzhguese ne Bordin e Paqes, duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të japë vendi në këmbim në një tryezë ku, sipas saj, për të qenë pjesë duhet edhe të kontribuosh.

“Po ta shohim, SHBA dhe BE për Shqipërinë është e qartë në nivel strategjik dhe plan zhvillimi; orientimi strategjik që ka në fokus sigurinë është ai krah SHBA. Vetë perceptimi për sigurinë në Europë ndryshon, ka vende neutrale, ka vende që nuk duan të bëhen palë e aleancave. Shqipëria ka zgjedhur drejt dhe është rreshtuar krah SHBA-së.



Shqipëria ka pasur një alternativë; e shoh te figura e Melonit, që nuk e vendosi Italinë palë të Bordit të Paqes, por e pozicionoi si vëzhguese. Edhe ne mund ta ndiqnim një rrugë të tillë, sepse pikëpyetja ime është çfarë do japë Shqipëria. Me një president si Trump, që duhet të paguash për të qenë pjesë e tavolinës, çfarë do të japim në këmbim? Duke e parë Shqipërinë të vendosur në këtë Bord Paqeje, duhet ta kishim menduar pak më gjatë.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!