Siguria në shkolla/ Policia Bashkiake monitoron territorin rreth tyre, rreth 300 efektivë në ndihmë

schedule15:19 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:19 - 13 Shtator, 2023

Menaxhimi i trafikut para nisjes së mësimit dhe në përfundim të tij nuk do të jetë e vetmja detyrë e efektivëve të policisë bashkiake në Tiranë një pjesë e të cilëve prej 11 shtatorit u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit.

Shefi i qarkullimit në policinë bashkiake të Tiranës tregon se perimetri i sigurisë rreth shkollave do të jetë dhe në monitorimin e tyre.

Tregtarët ambulantë do ti kenë në fokus.

“Tregtarët ambulantë që tentojnë të shesin mallra të pakontrolluara në territorin afër shkollave, në raste të veprave të tjera penale si shitja e narkotikëve, lëndë psikotrope, pije alkoolike nën 18 vjeç,  apo shihen elementë të prostitucionit do të  lajmërohet Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese… Tregtarët ambulantë i konfiskohet malli dhe nga policia bashkiake merret masa administrative nga policia e shtetit ka masa të tjera”.

Policia bashkiake është në kontakt me oficerët e sigurisë në shkolla, por ajo kërkon gjithashtu bashkëpunimin e mësuesve dhe prindërve.

“Këto lloj golash nuk arrihen pa ndihmën e prindërve dhe stafit mësimor pasi informacioni duhet të jetë i gjithëanshëm dhe duhet të vijë nga shumë drejtime”.

Me nisjen e vitit të ri shkollor rreth 300 efektivë të policisë bashkiake përqendruan punën e tyre në  shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme në Tiranë në ndihmë të Policisë së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!