Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa organizon të parin forum ndërkombëtar në industrinë e sigurimeve në Shqipëri. Në prani të sipërmarrësve nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësuesve të qeverisë, kompania prezantoi dhe risitë që ofron për qytetarët.
Siguracionin e shëndetit, makinës apo shtëpisë tashmë mund ta blini online. Kompania e sigurimeve Sigal Uniqa i vjen në ndihmë qytetarëve me aplikacionin më të ri. Platforma dixhitale u prezantua në prani të sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Qendra e Asistencës për të Dëmtuarit nga Aksidentet Automobilistike është një tjetër risi e Sigal Uniqa. Qytetarët përfitojnë dëmshpërblimin më shpejt e pa burokraci.
Sigal Uniqa e para kompani në Shqipëri që futi shitjen online të sigurimeve tashmë ofron tetë produkte të tilla. Fakt që u vlerësua dhe nga zëvendëskryeministrja Mesi.
Shqipëria sipas CEO-s së Uniqa Insurance Group ka potencial për t’u zhvilluar ndërsa vendimi për të investuar në vendin tonë është ndër më të mirët që ka marrë.
“Uniqa është një kompani europiane. Ka qendrën në Vienë, por nuk është vetëm një kompani austriake, është një kompani ndërkombëtare dhe Sigali në Shqipëri, kontribuon fort nË suksesin e grupit”.
Ky është i pari Forum Ndërkombëtar në Industrinë e Sigurimeve në Shqipëri. Marrin pjesë mbi 120 CEO dhe Kryetarë të Bordeve Drejtuese të kompanive Uniqa Insurance Group nga 16 shtete Europiane dhe organizohet nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, Sigal Uniqa Group Austria, në kuadër të 20-vjetorit të themelimit në vendin tonë./abcnews.al