“SIGAL” ofron vizita mjekësore falas, klinika lëviz në të gjithë Shqipërinë

schedule13:17 - 16 Prill, 2018

schedule 13:17 - 16 Prill, 2018

Për herë të parë banorët e Belshit e Dumresë kanë mundësinë të kryejnë vizita mjekësore falas, në një kohë të shpejtë, pa radhë të gjata e mbi të gjitha nga një grup i specializuar mjekësh.


Këtë ua siguron kompania e sigurimeve “SIGAL”, Presidenti i të cilës, Avni Ponari thotë se qëllimi i kësaj klinike lëvizëse është ndërgjegjësimi i qytetarëve.
Kjo klinikë lëvizëse ka zhvilluar një tur të gjatë në Shqipëri e Maqedoni. Belshi nuk u përzgjodh rastësisht shprehet Presidenti i kompanisë “SIGAL”.
Mbi 60 pacientë në ditë ekzaminohen falas e shpejtë duke bërë dallimin midis shërbimit shtetëror e këtij privat.
Këtë e vë në dukje edhe Presidenti Avni Ponari.
Doktor Agron Panariti,administron këtë klinikë. Ai ka punuar në spitalin ushtarak dhe madje edhe në spitalin e New Yorkut ën Amerikë. Tashmë është rikthyer për t’i shërbyer shqiptarëve.
Pas përfundimit të ekzaminimeve në Belsh, klinika lëvizëse e “SIGAL” do të udhëtojë drejt një zonë tjetër, atje ku njerëzit kanë më shumë nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!