Siç nuk e keni parë kurrë më parë, Eva Murati shfaq një tjetër talent, mahnit me zërin e saj

schedule21:57 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 21:57 - 26 Dhjetor, 2021

Eva Murati ka surprizuar me zërin e saj. E kemi parë si moderatore por kësaj here ajo shpalosi në spektaklin e humorit, Kosherja, një tjetër talent të saj. Moderatorja bukuroshe interpretoi një nga këngët më të njohura italiane, La Felicita.

E pyetur nga moderatorja Jona Spahiu se përse ka zgjedhur këtë këngë, ajo tha se dëshiron t’ju urojë të gjithë shqiptarëve lumturi për fundvit.  Më parë, pyetur lidhur me muzikën, Eva nuk e përjashtoi mundësinë e angazhimit në këtë pasion.

“Muzika ka qenë gjithmonë një pasion shumë i madh i imi. Në vegjëli unë gjithmonë këndoja në këto koncertet e famshme të shkollës. Edhe ka qenë një moment shumë interesant në jetën time, ku bëra një zgjedhje midis muzikës dhe moderimit.

Mendoj që është një pasion i imi që kam gjithmonë aty, bëj ndonjë performancë të vogël herë pas here si ajo te “Soire”. Megjithatë do të ishte diçka që do më pëlqente shumë që ta provoja. Ndoshta edhe më zyrtarisht”, ka thënë Eva. /abcnews.al