Genta Ismajli është ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e cila së fundmi ka qenë në fokus të mediave për jetën private. Lidhja me biznesmenin turk, Usta e ka bërë këngëtaren të komentohet shumë nëpër media dhe rrjete sociale.
Këngëtarja është rikthyer pas në kohë dhe ka ndarë me ndjekësit një foto në moshë fare të vogël, dhe ku duket mjaft e ëmbël. Madje, dhe partneri i saj ka publikuar një kolazh me dy foto, ku shfaqet së bashku me Gentën si kanë qenë në vegjëli.
“Usta & Genta”, ka shkruar ai postimit. Madje, Usta ka bërë një gjest të veçantë ndaj këngëtares që çdo vajzë do ta donte. Biznesmeni turk ka bërë tatuazh emrin e këngëtares në krah, duke treguar kështu se është i dashuruar kokë e këmbë me të. /abcnews.al/