“Siç e do Athina”, mediat greke: Vizitë vendimtare e Dendias në Shqipëri, në tryezë “Kufiri Detar”

schedule09:47 - 19 Tetor, 2020

schedule 09:47 - 19 Tetor, 2020

Mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm  Nikos Dendias e përcaktuar në axhendë ditën e nesërme në Tiranë.

Gjatë vizitës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

“Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ (Zona Ekonomike Ekskluzive) me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe kështu hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon, në mënyrën që Athina dëshiron”, shkruajnë mediat greke.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë.

n.d./abcnews.al