Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e policisë greke një ditë më parë për goditjen ë një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Mykonos në krye të të cilit qëndronte një shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se tre persona janë shpallur në kërkim që dyshohen si të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës. Hetuesit kishin vëzhguar celularët e anëtarëve të bandës prej disa kohësh për të regjistruar të gjitha lëvizjet e tyre në Athinë. Dyshimet janë se transporti shtrihej deri në Holandë.
Autoritetet janë përqendruar në të kaluarën kriminale të kapobandës shqiptare i cili ka një të shkuar kriminale. Hetimet kishin nisur në tetor të vitit 2020 pas dyshimeve se shqiptarët ishin futur në rrjetin e trafikut të drogës në Athinë.
Nga përgjimet rezultoi se grupi merrej me trafik të kokainës dhe kanabisit. Trafikantët e blinin lëndën narkotike nga Holanda duke e ruajtur atë në kavanozë me anë të të cilëve transportohet deri në qendër të Athinës.
Në fund të muajit prill ata kishin blerë 3 kg kokainë me vlerë 28 mijë euro e cila do të transportohej me makinë nga Haga drejt Mykonos ku tregtohej për klientë të zgjedhor. Në dosje thuhet se trafikanti që do merrte sasinë e lëndës narkotike kishte shkuar më 26 Maj në Mykonos me një motor të markës Honda. Ai e përshkoi të njëjtën rrugë edhe katër ditë më vonë.
Të premten në mëngjes ekipi i prokurorisë bashkë me oficerë të skuadrës speciale ndërmorën aksionin për arrestimin e katër prej pjesëtarëve të bandës duke përdorur dronë për mbajtjen e tyre nën kontroll. “Koka” e bandës me origjinë shqiptare u ka në zonën e Patissias. Në fillim ai refuzoi kontrollin por u kap pas ndjekjes nga blutë.
Kontrollet në banesat e tyre zgjatën për të paktën 8 orë ku u gjet një sasi lënde narkotike e bërë gati për t’u tregtuar, një pistoletë, 15 fishekë, një kartë identiteti e falsifikuar, dy motoçikleta dhe një makinë me vlerë rreth 6 mijë euro.
E shkuara e shqiptarit
Kreu i bandës kriminale rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale por pavarësisht akuzave ndodhej në liri duke vijuar aktivitetin për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2012 ai është arrestuar në varrezat e Kokkinos Mylos pas një shkëmbimi zjarri me policinë. /mv.abcnews.al