“Koka” shqiptar, dalin pamjet e momentit si u godit banda në Mykonos, droni u bëri “gjëmën”

schedule22:00 - 5 Qershor, 2021

schedule 22:00 - 5 Qershor, 2021

Autoritetet greke goditën duke shkatërruar një bandë shqiptare që një nga degët e saj të shpërndarjes së kokainës e kishte në ishullin e famshëm Mykonos. Në pranga ranë 4 trafikantë në Mykonos dhe një tjetër në Athinë që konsiderohet “truri” i të gjithë grupit kriminal.

Pas monitorimit për një kohë relativisht të gjatë, nën monitorimin me dron nga ajri, strukturat e policisë greke vendosën dje që të ndërhynin duke bastisur godinën ku grupi kishte bazën duke i arrestuar. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ndërhyrjes (kliko këtu), ndërsa lëvizjet e trafikantëve kontrolloheshin nga ajri me dron.

Lexo edhe: Si u çmontua me dron rrjeti i kokainës në Mykonos

Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një shqiptar i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.

Por në 2015 ai ishte lënë i lirë pasi i ishte pezulluar dënimi me 25 vite, që iu ul nga 47.6 vite në total./ db/Abcnews.al