Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si u shkatërrua banda shqiptare që vidhte banesa

schedule11:21 - 12 Korrik, 2018

schedule 11:21 - 12 Korrik, 2018

Një bandë shqiptarësh që merrej me vjedhje banesash është shkatërruar nga policia italiane. Në burg kanë rënë 5 shqiptarë. Sipas medive italiane, grupi shqiptar ishte i mirëorganizuar dhe shumë i rrezikshëm pasi përdornin edhe dhunë për të arritur qëllimin e tyre.

Sipas autoriteteve, hetimet kanë nisur që në Dhjetor të 2017-s, pas disa sinjalizimeve se një makinë tip “Fiat”, ngjyrë blu ndodhej gjithmonë pranë shtëpive të grabitura.

Nga hetimet rezultoi që pronari i saj kishte në zotërim edhe 200 automjete të tjera. Si pasojë, autoritetet ndaluan gjatë një postblloku makinën “Fiat”. Drejtuesi i makinës ishte A. Lupen, 41 vjeç.

Falë hetimeve mbi 41-vjeçarin u zbuluan tabulatet e tij telefonike që çuan në arrestimin e katër shqiptarëve të tjerë, të cilët akuzohen se kanë bërë gjithsej 11 vjedhje në zonën e Fano-s dhe Riccione-s.

Ata janë T.M. 34 vjeç, D.E. 25 vjeç, S.B. 26 vjeç, dhe C.A. 29 vjeç. U deshën disa muaj hetime që policia të rindërtonte të gjithë skemën e aktivitetit kriminal të bandës shqiptare, kur u lëshuan edhe urdhër-arrestet për të gjithë ata.

Tre prej tyre mbaheshin në burg, ndërsa dy ishin lëshuar dhe kishin përfituar të zhdukeshin. U desh ndihma e një qytetari italian, i cili kishte vënë re një “Fiat” të dyshimtë dhe kishte lajmëruar policinë.

Në këtë mënyrë, ata arritën të rindalonin edhe dy shqiptarët e tjerë që kishin rinisur të grabisnin shtëpi. Ata ndihmoheshin nga një 50-vjeçar italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!