Si u prish miqësia e dy “vëllezërve”? Monika Lubonja zbulon se çfarë ndodhi mes Ilirit dhe Sabianit

schedule17:04 - 15 Qershor, 2022

schedule 17:04 - 15 Qershor, 2022

Monika Lubonja ka folur së fundmi për arsyen e prishjes së miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. Balerini dhe këngëtari krijuan një raport mjaft të ngushtë saqë ky i fundit i drejtohej atij si “100 milion euroshi im”. Sabiani nënkuptoi se kishin pësuar një krisje gjatë një interviste për emisionin e Donaldit.

Gjithçka u vulos pasi Sabiani nuk mori pjesë në dasmën e Ilirit. Ndërsa arsyeja e vërtetë e krisjes së kësaj miqësie nuk dihet, pasi asnjëri nga protagonistët nuk ka bërë një reagim për të sqaruar gjithë situatën, ka qenë Monika Lubonja që ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti.

Sabiani mungoi në dasmën e Ilirit, thumbon Monika: Gjithçka është e përkohshme

“Unë e mendova pak a shumë, se ishim të ftuar te Donaldi kur pashë një reagim. I thashë Sabianit, sepse në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse ngele i habitur. Bëre videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli.

Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë,” është shprehur Monika. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!