Situata pandemike e covid-19, në qarkun e Fierit paraqitet më e qetë në krahasim me ditët e kaluara.
Bashkia e Patosit ku kishim vatrën e parë të këtij qarku duket se është mbyllur.
Me sa duket masat e marra nga bashkia e Patosit dhe izolimi në kohë i qytetarëve ka bërë që të mos shënohet asnjë rast i ri në këtë qytet 3 javët e fundit.
Mendohet që vatra e parë është mbyllur dhe infeksioni është izoluar tashmë.
Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për ABC News edhe punonjësit e thesarit të Fierit kanë rezultuar negativë, pas testeve të dyta, duke bërë që këta punonjës, të jenë drejt shërimit të plotë.
Për sa i përket tregjeve dhe supermarketet e Fierit qytetarët janë ndërgjegjësuar, dhe kanë bërë që të respektojnë radhat, dhe distancimin shoqëror./abcnews.al