Festat e fundvitit na bënë të shijojmë mishin dhe ëmbëlsirën karakteristike, bakllavanë. Mirëpo edhe kilogramët që mund të kemi shtuar janë të shumta, për shkak se dhe aktiviteti fizik ka qenë i paktë. Për të dhënë disa këshilla për të arritur peshën e dëshiruar, instruktorja e fitnessit Marsela Doka ndau disa këshilla në studion e “Abc-së së mëngjesit”.
“Ka shumë klientë që thonë brenda një muaji dua të humbasim shumë kile, mund të arrihet por është e dëmshme për organizmin. Duhet të kesh durim dhe të heqësh 4-5 kile në muaj. Nuk jam për një dietë strikte, por për një ushqim të shëndetshëm duke përfshirë mëngjesin që nuk duhet hequr asnjëherë. Mëngjesi është kryesor, duhet t’i hamë tre vaktet dhe në sasi të vogla sepse ka shumë persona që thonë konsumojmë vetëm një vakt.
Është shumë e gabuar sepse nuk ke as fuqi për të bërë stërvitje. Duhet ta hidratojmë trupim duke pirë shumë ujë gjatë gjithë ditës ose të bëjmë ujë detox me limon. Në palestër bëjmë aerobi crossfit, aktivitete që ndikojnë shumë për rënien në peshë sepse heqin shumë kalori.”, u shpreh Marsela.
A mund të bëjmë ushtrime në kushte shtëpie për të ulur sadopak kilogramët e tepërt? Instruktorja rekomandoi bërjen e ushtrimeve përditë për të paktën 30 minuta si dhe ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Për më tepër, Marsela demostroi disa ushtrime në studio. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme. /abcnews.al