Si të moshuarit nuk lejuan që ekstremistët të vinin në pushtet?

schedule13:38 - 15 Prill, 2022

schedule 13:38 - 15 Prill, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Nëse Emmanuel Macron, arrin të fitojë zgjedhjet presidenciale, do të duhet të falenderojë të moshuarit. Nëse do të ishin numëruar vetëm votat e personave nën 60 vjeç në raundin e parë më 10 prill, Macron do të ishte i treti duke e lënë Francën të zgjedhë mes ekstremistëve të majtë dhe të djathtë në balotazh dy javë më vonë.

Në të gjithë Europën, shumë liderë të zakonshëm i detyrohen për qëndrimin në pushtet një mburojeje elektorale me flokë të thinjura (dhe pa flokë) që janë besnike ndaj qendrave të votimit. Por ata nuk do të jetojnë  përgjithmonë. Ose të rinjtë e sotëm do të duhet të ndryshojnë bindjet politike ndërsa plaken, ose Europa do të  duhet të largohet nga centrizmi që ka mbështetur për dekada.

Në Europë si në vendet e tjera, votuesit supozohej të ndiqnin një model lehtësisht  të parashikueshëm me kalimin e kohës. Të frymëzuar nga idealizmi dhe dhembshuria që prindërve të tyre me sa duket u mungonte, të rinjtë janë më të pritur nga e majta.

Shumë vende europiane përbëhen nga dy parti politike. Votuesit në të 70-at e tyre janë më të ngjashëm me stilin amerikan. Pensionistët gjermanë votojnë për CDU dhe rivalin e saj SPD, parti që prindërit e tyre kanë simpatizuar dikur, raporton abcnews.al

Homologët e tyre italianë kanë më shumë gjasa të votojnë për Partinë Demokratike ose për Forza Italia të Silvio Berlusconit; spanjollët për ekuivalentët e tyre të përafërt e kështu me radhë. Për të rinjtë, në të kundërt, partitë mes të djathës dhe të majtës janë thjesht një opsion mes shumë.

Në Spanjë si partitë liberale ashtu edhe demagogët kanë mbështetur të djathtën dhe të majtën ekstreme. Ksenofobët e Jobbik në Hungari dhe Demokratët në Suedi, kanë marrë vota të shumta nga të rinjtë përpara se të krijonin baza më të gjëra.

Në Gjermani afd, një tjetër parti që nuk mbështet emigrantët, ka mbështetje nga votuesit mbi 70 vjeç. En Marche! Lëvizja që e çoi Macron në pushtet në vitin 2017, ishte falë numrit të votuesve të të rinjve dhe të moshuarve.

Pesë vite më vonë, duhet të falendërojë gjeneratën Z për suksesin e tij. Rreth 36% e votuesve francezë të moshës mbi 60 vjeç e mbështetën atë, gati dyfishi i përqindjes së votuesve nën 25 vjeç.

Duke qenë se pjesëmarrja rritet me moshën, ishte pikërisht ky votim që i dha atij një fitore të qartë në raundin e parë.

Pse ndodh ndarja midis brezave?

Të rinjtë dhe të moshuarit kanë mendime të ndryshme për politikën. Pensionistët e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga partitë që siguruan paqen pas një lufte që ata mund të kenë përjetuar, ose dekadave të rritjes ekonomike.

E majta ekstreme nuk duket aq e “rreptë” me ata që nuk e mbajnë mend luftën e ftohtë. Për votuesit më të moshuar francezë, Jean-Luc Melenchon, u kujton komunistët e ashpër francezë që u treguan besnikë  ndaj gjithçkaje që kishte të bënte me sovjetikët.

Të rinjve thjesht u pëlqen plani i tij  për t’i vendosur taksa  ndaj të pasurve.

Lufta e klasave të dikurshme është zëvendësuar nga një ndarje brezash. Gjenerata Z ka partitë e veta politike që mbështet; brezat e mëvonshëm kanë gjithashtu preferencat e tyre rreth një partie politike,  gjeneratat e reja  gjithnjë e më shumë.

Dituria konvencionale nënkupton se dikur të rinjtë, pasi kishin mbjellë farat e tyre elektorale, do të votonin partitë e mëdha deri sa të kishin të drejtën për të votuar. Por të mbështesësh gjithnjë partitë politike “të vjetra” nuk është garanci për ndyshim: shikoni republikanët e Amerikës.

As fragmentimi nuk është një rrugë e sigurt drejt ekstremizmit. Franca “eliminoi” dy partitë e saj të mëdha në favor të centrizmit. Në Belgjikë dhe Holandë, një duzinë partish tani janë pjesë e parlamentit.

Zgjedhjet janë thjesht një armë fillestare për ndërtimin e koalicioneve që mund të zgjasin me muaj apo edhe vite.

Partitë e vogla ndonjëherë mbështesin koalicionet qeverisëse, por deri më tani nuk i kanë kontrolluar ato. Fragmentimi i politikës i nxitur nga të rinjtë ka injektuar konkurrencën në sferën publike. Por partitë e vjetra që dominuan politikën europiane të paktën bënë një punë të denjë për t’i detyruar ekstremistët të përshtaten me ta.

Por një model i ri po fiton terren, kjo do të përfshijë një vend për ata që votuesit e moshuar po i mbajnë aktualisht mënjanë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!