Si të hapësh një shishe? Shikoni si bëhet me “Diego Costa Style”

schedule11:54 - 13 Janar, 2020

schedule 11:54 - 13 Janar, 2020

Finalja e Superkupës së Spanjës prodhoi shumë emocione sidomos në fundin e sfidës. Rezulatiti 0-0 vetëm e rriste presionin tek lojtarët në fushën e lojës, por jo vetëm.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, për shkak të një dëmtimi nuk mundi të ishte në fushë. Braziliani e ndoqi ndeshjen nga tribuna, ku nuk kishte si të mos ishte protagonist.

Në minutat e fundit Diego Costa nga tensioni i ndeshjes, e cila shkoi te penalltitë, i habiti të gjithë me stilin e tij se si e hapi shishen e ujit. Sulmuesi vendosi ta hapë me dhëmbë shishen, duke treguar mënyrën e tij të çuditshme.

https://www.instagram.com/p/B7PUbKlpme4/?utm_source=ig_web_copy_link