Si ta bëni parfumin tuaj të zgjasë gjithë ditën

schedule07:25 - 29 Qershor, 2021

schedule 07:25 - 29 Qershor, 2021

Gjetja e parfumit të vetëmqë do t’ju bëjë të ndiheni mirë është mjaft e vështirë. Sidoqoftë, kur e gjen, patjetër që nuk e ndryshon kurrë.

Por cilat janë truket që do t’ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë më shumë gjatë ditës, pa qenë nevoja ta spërkatni përsëri, duke ju çuar kështu më shpejt për të blerë një shishe tjetër?

Pikat e sakta

Vajrat aromatikë lulëzojnë kur nxehen. Kjo do të thotë që parfumi duhet të aplikohet në pjesët më të nxehta të trupit, të cilat janë kyçet, pjesa e brendshme e bërrylave, qafa dhe madje edhe pika prapa gjunjëve. Kështu, parfumi do të reagojë me temperaturën e trupit tuaj dhe do të lëshojë aromën e tij gjatë gjithë ditës.

Lëkura e hidratuar

Aroma zgjat më shumë kur lëkura juaj hidratohet. Pra, preferoni ta vishni pas dushit ose mbi locionin ose vajin e parfumuar që keni shpërndarë në lëkurën tuaj.

Flokët

Spërkatni pak nga parfumi juaj në furçën që kreh flokët tuaj para se t’i krihni. Preferoni këtë truk dhe jo spërkatjen direkte të flokëve me parfumin, pasi diçka e tillë mund t’i thajë flokët.

Rroba

Vendoseni në dollapët ose sirtarët ku ruani rrobat tuaja të spërkatura me pëlhura ose pambuk me parfumin tuaj dhe do të shihni se rrobat tuaja do të lëshojnë për më shumë kohë erën që ju karakterizon./abcnews.al