Si sot 43 vite më parë, Bergomi bëri debutimin e tij në moshën 16-vjeçare me Interin

schedule08:22 - 30 Janar, 2023

schedule 08:22 - 30 Janar, 2023

Më 30 janar 1980, gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, Giuseppe Bergomi bëri debutimin e tij absolut mes profesionistëve, vetëm 16 vjeç e një muaj.

I sjellë në ekipin e parë nga Eugenio Berselini, mbrojtësi futet në fushë në minutën e 63-të në vend të Nazzareno Canutit. Detyra e tij e parë nuk ishte e thjeshtë, pasi Bergomi duhej të markonte Pietro Fanna.

Gjithçka rezultoi me sukses për të në atë ndeshje dhe më pas, më pak se një muaj më vonë, ai debuton edhe në Serie A duke u bërë debutuesi më i ri në historinë e Interit.

Pjesa tjetër për të është histori. Bergomi regjistron 756 ndeshje në ligë dhe kupë me Interin, 81 paraqitje për kombëtaren me të cilën u shpall kampion bote vetëm në moshën 18-vjeçare./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!