Moderatorja e njohur Eni Vasili ka nisur zyrtarisht pushimet, pas një sezoni të vrullshëm mes ngjarjeve të shumta politike.
Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku në të parën shihet me kapele në pishinë, teksa tregon se po relaksohet.
“Jam gati për të mos bërë asgjë. Zyrtarisht me pushime”, shkruan Eni.
Ndërsa në foton e dytë, ajo shfaqet e veshur e gjitha me rozë dhe me lule në duar nga kopshti.
“Lule dikush?”, pyet moderatorja ndjekësit, ku komentet kanë qenë të shumta. Madje nuk kanë munguar as komplimentat, pasi shumë prej tyre nuk janë mësuar ta shohin Enin në këtë stil./abcnews.al