Si reagoi Alban Dudushi për ardhjen e Fevziut në Top Channel

schedule18:35 - 9 Shkurt, 2019

schedule 18:35 - 9 Shkurt, 2019

Moderatori i njohur Alban Dudushi ka rrëfyer këtë të shtunë në studion e “Thumb” në ABC News sesi reagoi pasi mori vesh për ardhjen e Blendi Fevziut në Top Channel.

“Nuk u gëzova por nuk pata këtë obobo po iki unë meqë erdhi ky. Ardhja e tij në Top Channel krijonte disa pyetje, të cilat unë ia bëra drejtorit, që cila është hapësira ime. Nuk u konkretizua kështu që nuk kishte kuptim të vazhdonim një bisedë”.

Prej një sezoni “Top Show”, programi që Albani drejton prej 15 vitesh në Top Channel trasmetohet vetëm 1 herë në javë ndryshe nga më parë kur ishte 3 herë, ndërsa bashkëshortja e tij tashmë është 5 ditë të javës në transmetim, si moderatore e porgramit të pasdites “Ftesë në 5”.

Aulona me Fatmën kanë pyetur nëse ai bëhet xheloz që Bieta është më prezente se ai në televizion.

“Për Bietën jo absolutisht. Natyrisht nuk isha po aq i lumtur që unë bëj një herë në javë emision, por kjo nuk kishte lidhje me Bietën. Janë dy projekte të ndryshme. Megjithatë kam më shumë kohë të rri me djalin. Kemi ndërruar rolet tani. E kam pas të nevojshme edhe unë të rri më tepër në shtëpi, të merrem me djalin”,- ka rrëfyer Albani.

“Top Show ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. Nëse nuk do ishte punë që sjell kaq shumë satisfaksion nuk do të zgjaste kaq shumë. Duke qenë të gjithë njerëz egoist, natyrisht që jo të gjitha vendimet që merren unë i duatrokas dhe them që shumë mirë u bë kështu. Megjithatë vendimarrja natyrisht u takon atyre që drejtojnë televizionin. Por ama Top Shoë është një nga emisionet emblematike të televizionit, si “Portokalli” apo “Fiks Fare””– përfundoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!