Rrugët e Portugalisë janë bosh, plazhet e saj janë të mbyllura, ekonomia ka rënë – megjithatë ekziston një optimizëm që vendi mund të fitojë ndaj koronavirusit.
Me një të katërtën e popullsisë së Spanjës fqinje , Portugalia ka rreth një të dhjetën e numrit të rasteve. Dhe ndërsa niveli i saj i vdekshmërisë është pak shumë se 3 përqind, shifra është mbi 10 përqind në Spanjë, 12 përqind në MB dhe 15 përqind në Francë, shkruan Politico.
Kjo në një vend me më shumë qytetarë të moshës mbi 80 sesa kudo në BE, përveç Italisë dhe Greqisë, plus një shërbim shëndetësor që është i dobët. Portugalia ka vetëm 4.2 shtretër të kujdesit kritik për 100,000 njerëz, më e ulta në BE. Spanja ka mbi nëntë shtretër të tillë për 100,000, Gjermania pothuajse 30.
“Për shkak të sistemit tonë shëndetësor të dobët shifrat këtu mund të kishin qnë më keq sesa në Itali ose Spanjë,” tha Ricardo Baptista Leite, një mjek i specializuar në sëmundjet infektive .
“Populli portugez e kuptoi shumë qartë se nëse duam ta kalojmë këtë, ne do të duhet të bëjmë edhe më shumë se të tjerët në uljen e kurbës, ” tha ai për POLITICO. “Vendi ka treguar solidaritet të jashtëzakonshëm.”
Shpjegimet për suksesin relativ të Portugalisë fillojnë që nga ajri më i pastër me dekada, tek vaksinimet kundër tuberkulozit dhe lutjet e nga zonjës Fatima( vendi i katërt më i madh në botë i pelegrinazhit katolik).
Ajo që duket e sigurt është se fati dhe gjeografia u dhanë autoriteteve kohë të ndërmarrin veprime që ngadalësuan përhapjen e pandemisë.
Vendi i Europës kontinentale regjistroi rastet e para të koronavirusit më 2 mars, një muaj pasi koronavirusi u shfaq në Spanjë dhe Itali. Kjo vonesë kohore i dha mundësinë qeverisë të mësojë nga gabimet e fqinjëve të saj dhe të merrte masa përpara se virusi të përhapej, raporton abcnews.al
Portugalia mbylli shkollat në 16 mars kur kishte vetëm 245 raste në vend. Spanja kishte tashmë 2.140 të infektuar kur shumica e qeverive rajonale mbyllën shkollat në 12 Mars. Italia kishte mbi 2.500 raste para se studentët të dërgoheshin në shtëpi në 4 Mars.
Madridi gjithashtu lejoi mbi 100,000 njerëz të merrnin pjesë në ditën ndërkombëtare të gruas me 8 Mars, ndërsa Lisbona ndaloi të gjitha tubimet publike .
Portugalia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me 18 Mars kur vendi kishte 448 raste.
Spanja ndërmori masa të ngjashme tre ditë më parë me gati 10 herë më shumë raste; Italia kishte mbi 9,000 njerëz të infektuar nga koha kur bllokimi i saj mbarëkombëtar erdhi më 10 mars.
“Zbatimi i hershëm i masave mund të ndihmojë në shpjegimin e ritmit të ngadaltë të infeksionit,” tha Inês Fronteira, pedagog i shëndetit publik ndërkombëtar në Universidade NOVA të Lisbonës.
“Bllokimet në Spanjë dhe Itali u zbatuan në pak a shumë të njëjtën pikë; ne e bëmë atë në një fazë ku ende nuk kishte aq shumë raste, që ishte më efektive në zvogëlimin e transmetimit të virusit.”
Fuqia e njerëzve
Megjithëse epidemia është përqendruar në veri, rreth qytetit Porto, sistemi i centralizuar i qeverisjes i Portugalisë mori masa të shpejta mbarëkombëtare sesa të lejone veprimin rajonal të pjesshëm të miratuar diku tjetër.
Politikanët dhe ekspertët e kujdesit shëndetësor vlerësojnë gjithashtu disiplinën e shfaqur nga populli portugez në respektimin e izolimit.
Megjithëse studentët u mblodhën në plazhet e Lisbonës kur shumë universitete u mbyllën papritmas në një ditë të ngrohtë të pranverës, dhe situata u rëndua shumë shpejt.raporton abcnews.al.
Izolimi i Portugalisë është më pak i rreptë se në shumë vende të Europës. Fabrikat dhe vendet e ndërtimit qëndrojnë të hapura.
Qytetarëve u lejohet stërvitja e përditshme, si dhe daljet për ushqim dhe farmaci. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të qëndrojnë brenda. Një studim i publikuar të dielën tregoi se 51 përqind dolën nga shtëpia vetëm një herë në javë ose më pak.
“Që nga fillimi i kësaj krize portugezët kanë kuptuar se qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për t’i mbështetur punonjësit tanë shëndetësorë ,” tha Kryeministri António Costa në një intervistë në radio të martën. “Ne duhet të festojmë vetë-disiplinën e madhe që kanë treguar njerëzit.”
Politikanët e kanë quajtur një armëpushim të koronavirusit që është parë me zili në Madrid.
Podemos, partia e vogël në koalicionin qeverisës, postoi një tweet me duartrokitje pas një fjalimi në të cilin lideri i opozitës së djathtë të Portugalisë Rui Rio premtoi mbështetje në betejën e qeverisë socialiste për të luftuar koronavirusin.
“Kjo është opozita në Portugali … kaq afër dhe megjithatë prap larg ” tha Podemos.
“Kjo është një kohë për bashkëpunim, jo për kundërshtim,” tha Baptista Leite nga PSD e Rio.
“Ne nuk po merremi më me qeverinë socialiste; ne kemi të bëjmë me qeverinë e Portugalisë, “tha ai. “Ne duhet të bëjmë takime të sinqerta por mbështetëse duke treguar një ndjenjë uniteti për interesin kombëtar.”
Solidariteti politik u ruajt pasi qeveria morri masa të tilla si ndjekja e shpejtë e të gjitha kërkesave të qëndrimit nga migrantët dhe azilkërkuesit për t’u dhënë atyre qasje në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë shoqërore; dhe lirimi i parakohshëm për mbi 10 përqind të të burgosurve për të zvogëluar rrezikun e infektimit në burgje,raporton abcnews.al
Se si do të ia dali ky unitet ndërsa izolimi do vazhdoj të zgjatet dhe presioni ekonomik të rritet, mbetet për tu parë.
Shifrat e së mërkurës treguan se Portugalia ka 18.091 raste të konfirmuara, ditën e pestë radhazi në të cilën rritja e infeksioneve ka qëndruar nën 4 përqind. Numri i vdekjeve ishte 599, me 32 gjatë 24 orëve.
Numri i të infektuarvë në kujdesin intensiv ra në 208 nga 245 gjatë javës së kaluar.
Planet për ta kthyer zonën ku luhen ndeshjet me dema në Lisbonë në një spital në terren kanë filluar të duken të tepërta. Në qoftë se nuk ka një rritje të papritur të të infektuarve, shërbimi shëndetësor duket sikur mund të përballojë situatën deri më tani.
Pavarësisht se Portugalia ka mungesë fondesh prej pothuajse një dekade dhe duhet ë kujtojmë se shumë stafi mjekësor kanë emigruar.
Luís Pitarma, një infermiere e cila është përgëzuar shumë nga Kryeministri Britanik Boris Johnson pasi u largua nga kujdesi intensiv javën e kaluar, është një nga më shumë se 18,000 infermierë portugezë që punojnë jashtë vendit ndërsa Urdhri Portugez i Infermierëve vlerëson një mungesë prej 30,000 infermierë.
Pavarësisht ritmit të përhapjes së pandemisë Costa thotë se është shumë herët për të menduar një lehtësim të masave kufizuese.
“Me masat e mara kemi vënë re se niveli i ndotjes është ulur dhe nësë i lehtësojmë niveli i ndotjes do të rritet,” tha ai për Rádio Observador. “Politikanët duhet të kujdesen që mos t’i lejojnë dëshirat e tyre të tejkalojnë njohuritë shkencore.”
Ministri i Financave Mário Centeno tha se çdo muaj që kalon në izolim, ekonmia do të ulet me 6 përqind. Ai parashikoi një rënie të tremujorit të dytë deri në pesë herë më keq se ka ndodhur më përpara.
Mund të duhen dy vite para se ekonomia të kthehej në nivelet e vitit 2019, tha Centeno për rrjetin TVI.
Kjo do testojë vendosmërinë e vendit më shumë sesa rezistenca aktuale ndaj pandemisë./abcnews.al