Si ndodhi krimi në Greqi? Dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar në polici: Vrava njeriun që më ‘helmoi’ vajzën

schedule09:29 - 10 Janar, 2024

schedule 09:29 - 10 Janar, 2024

Një krim në familjen shqiptare në Greqi, u raportua nga mediat greke në orët e para të mëngjesit. Komuniteti i Volos është tronditur pas vrasjes së një 33-vjeçari nga dhëndri i tij.

Nga informacionet paraprake u theksuar se 50-vjeçari shqiptar ka vrarë kunatin e tij, pasi ka marrë vesh se ky i fundit i ka përdhunuar vajzën në moshën 9-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka dalë në dritë, pasi theksohet se 33-vjeçari i ka shantazhuar vajzën nëpërmjet fotove dhe videove.

Pas një sherri të zhvilluar mes tyre, 50-vjeçari Fatmir Talellari e ka qëlluar me armë gjahu, të cilën e kishte me leje dhe më pas ka shkuar në komisariat.

“Jam unë ai që ju telefonova më herët. Kam vrarë një burrë. Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën tim”, mësohet të ketë thënë ai.

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi vajza e tij 18-vjeçare ka treguar se 33- vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte, e shantazhonte duke publikuar video dhe foto të akteve të tij të sëmura, duke i kërkuar shuma parash.

“Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim u kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë. Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxori armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend”, shkruajnë mediat greke.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!