Si ndodhi aksidenti në Bërzhitë, banorët: Policia mbërriti me vonesë

schedule10:18 - 10 Nëntor, 2019

schedule 10:18 - 10 Nëntor, 2019

Një ekip i gazetarëve të ABC News ka shkuar në vendngjarje, atje ku ndodhi aksidenti me pasojë dy të vdekur dhe 3 të plagosur. Gazetarja Glidona Daci raporton nga Bërzhita raporton se sipas dëshmive të banorëve aksidenti ka ndodhur rreth orës 23;15, por policia ka mbërritur me vonesë rreth orës 24:00.

5 adoleshentët kanë qenë në ditëlindje dhe më pas kanë lëvizur nga lokali drejt banesave, por për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, cila ishte e mbushur me ujë makina e drejtuar nga Francesko Shaba dhe pa patentë makina doli jashtë rrugës dhe është përplasur në pjesën e prapme të makinës dhe shakaktoi vdekjen e dy 17 vjeçareve, që nderuan jetë në vend dhe më pas makina është spostuar më poshtë në anë të rrugës.

Denada Tarja dhe Suada Serani janë dy viktimat e aksidentit.

Gjurmët aksidentit janë të padallueshme për shkak edhe të shiut që ka rënë gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit.

3 të plagosurit, mes tyre dy fëmijë të mitur të moshës 14 vjeçare kanë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e Traumës.

Të gjithë janë banorë të Bërzhitës dhe kishin dalë për të festuar ditëlindjen ishin në gjimnazin e Mulletit, ata bëjnë fajtor policinë për mbërritjen e saj me vonesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!