Si ndihmon amnistia në luftën kundër pastrimit të parave? Përgjigjet Balluku

schedule11:31 - 13 Tetor, 2022

schedule 11:31 - 13 Tetor, 2022

FMN ka dalë kundër amnistisë fiskale.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë të përbashkët me ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann tha se për këtë nismë janë pyetur 500 mijë shqiptarë. Sipas saj, vendi ynë do të përfitojë nga amnistia fiskale paratë e pastra të shqiptarëve.

E pyetur se si ndihmon amnistia në luftën kundër pastrimit të parave, Balluku u shpreh se janë duke mësuar nga vendet evropiane për të bërë një proces sa më të mirë.

Balluku: Jemi konsultuar me 500 mijë qytetarë të një vendi që ka 3 milion qytetarë. Amnistia është shumë e rëndësishme për ne. Më shumë se 1/6 e popullsisë është përgjigjur nëse duhet apo jo amnistia fiskale. Ky është një vend që vjen nga një e shkuar komuniste dhe shumë prej nesh kanë shkuar në emigracion. Para të cilat kanë dalë dhe janë mbajtur nëpër shtëpi pa pasur asnjë lloj mundësi që t’i legjitimojnë. Çfarë do të përfitojë vendi jonë? Do të përfitojë pastrimin e parave të pastra të bëra nga puna, por qe nuk kanë pasur mundësi të derdhen në banka. Paratë e shqiptarëve, këtë përfiton vendi ynë. Ne po mësojmë nga vendet evropiane për të bërë një proces sa më të mirë, që nuk do binte ndesh me interesat e tyre por as me nevojën dhe dëshirën e shqiptarëve.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!