Si mund të ndryshojnë qytetet nëse do të punonim më shumë nga shtëpia? Flasin specialistët

schedule10:14 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:14 - 1 Qershor, 2020

Për shumë prej nesh, shtëpitë tona janë bërë vendet tona të punës gjatë disa muajve të fundit, dhe një kthim i plotë në zyrë ende duket një perspektivë e largët, shkruan BBC.

Kompanitë kryesore të teknologjisë thonë se kanë lejuar  stafin e tyre që të punojnë nga shtëpia përgjithmonë. Punonjësit do të kuptojnë se puna në distancë jo vetëm që është e mundur, por, në disa raste, preferohet edhe nga punonjësit. Një zhvendosje e re e  punës mund të jetë tashmë në zhvillim e sipër.

Një zhvendosje e tillë mund të ketë pasoja të thella në jetën tonë në shtëpi dhe në qytete: gati një e katërta e gjithë hapësirës së zyrave në Angli dhe Uells është vetëm në Londrën qendrore, raporton abcnews.al

Për të kuptuar këto ndryshime mblodhëm katër ekspertë, të gjithë ishin duke punuar nga shtëpia.

A do të zbrazen qendrat e qytetit?

Paul Cheshire, profesor i gjeografisë ekonomike

Unë mendoj se do të kthehemi në zyra, por jo në të njëjtën mënyrë.

Njerëzit janë më produktivë kur punojnë së bashku. Ka 20 vjet kërkime bindëse që tregojnë se sa e rëndësishme është kjo. Ka shumë gjëra që nuk mund të bësh përveç me njerëzit e tjerë .

Les Back, profesor i sociologjisë.

Unë mendoj se jemi në një pikë kthyese. Është një riorientim, një rivlerësim i marrëdhënies midis vendit, kohës dhe jetës shoqërore. Mund të shohim ndryshime të thella. Disa gjëra mund të mos kthehen më kurrë siç ishin.

Aude Bicquelet-Lock, nënkryetare në Institutin e Planifikimit të Qytetit Royal:

Është e vërtetë që disa kompani kanë thënë se mund të lejojnë që fuqia e tyre punëtore të punojë nga shtëpia përgjithmonë. Twitter e bëri një deklaratë të tillë. Facebook gjithashtu. Drejtori i Përgjithshëm i Barclays tha se prania e 7,000 njerëzve në zyrë mund t’i përkasin së kaluarës tashmë.

Përvoja për të shkuar në zyrë në Aberystwyth nuk është njësoj si të shkosh në zyrë në Londër.  Kjo do të ndikojë në qytete të vogla, të mesme dhe të mëdha në mënyra të ndryshme.

Les Back:

Çdo gjë do të vijë në mënyrë graduale,  ku njerëzit thjesht do të shfrytëzojnë rastin të pyesin: “Pse po investojmë kaq shumë nga kapitali ynë për këto hapësira të mëdha zyrash? ”

Unë mendoj se ka ndoshta efekte të mëdha puna nga shtëpia. Ka presion mbi sferën e vendit. Ka presion mbi marrëdhëniet gjinore në shtëpi,dhe presion midis prindërve dhe punës.

 

Aude Bicquelet-Lock:

Unë mendoj se ajo që ne do të shohim është që qendrat lokale do të kenë më shumë ndryshime: më shumë aktivitete sociale pasi njerëzit mund të duan të takohen me shpesh me njëri-tjetrin.

E kundërta mund të zbatohet në qytetet më të mëdha, gjë që sigurisht shtron pyetjen se si mund të shfrytëzohet hapësira e zyrës: ekzistojnë disa mundësi, si shndërrimi i zyrave në hapësira banimi, gjë që jo gjithmonë është  realizuar me sukses.

Po ashtu pyes veten nëse do të na duhen salla konferencash dhe hapësira të tjera takimesh siç kemi bërë në të kaluarën.

Paul Cheshire:

Do të ketë  më shumë njerëz që punojnë nga shtëpia, që do të thotë se do të ketë më shumë kërkesa për shtëpi të mëdha. Njerëzit duhet të kenë një hapësirë ​​pune edhe brenda shtëpisë së tyre.

Nga ana tjetër, do të ketë njerëz që duhet të qëndrojnë në zyra, të përqendrohen,  të bashkëveprojnë më njeri-tjetrin.

Kështu më shumë mundësi do të na duhet të ndërtojmë shtëpi më afër zonave të punës, Londra ka hapësira mjaftueshme për këtë.

Po në lidhje me transportin dhe mjedisin?

Margaret Bell, profesore e transportit dhe e mjedisit, Universiteti i Newcastle:

Hulumtimi ynë ka treguar se në një studim mbi  udhëtimet në Newcastle 7% e udhëtimeve mbi 50 km ishin përgjegjëse për 60% të emetimeve të karbonit.

Shqetësimi im është që njerëzit do të duhet të  blejnë më shumë makina dhe ata që kanë makina do t’i përdorin ato më shumë. Ajo që na nevojitet është stimulimi për të përdorur më shumë biçikleta dhe për t’i bërë njerëzit të zhvendosen drejt jetesës më afër  vendeve të tyre të punës.

Paul Cheshire:

Kjo është një ironi: sepse ne po i detyrojmë njerëzit të lëvizin më shumë.

Ne kemi nevojë për një qasje tjetër për të kuptuar nevojat e njerëzve dhe të përpiqemi të përshtatim transportin në përputhje me rrethanat.

 

Po në mënyrën se si ne “përdorim” qytetet?

Les Back:

Ne po flasim kryesisht për njerëzit që punojnë në sektorët e shërbimeve të financave, dhe punëtorët me jakë të bardhë. Ky nuk është fuqia punëtore e qyteteve. Po në spitale, shkolla dhe punë të tjera në sektorin publik?

Gjithashtu, qytetet janë të rëndësishme sepse ato janë vende takimesh. Vendet e ndryshimit. Ky ndryshim dhe negociatat që ndodhin përgjatë ndryshimit racor dhe kulturor marrin cilësi të veçantë në qendër të qyteteve që nuk janë të njëjta në periferi.

 

Aude Bicquelet-Lock:

Të gjithë ne që jemi izoluar do të kemi ndryshime në jetën tonë, do të kemi zakone të reja dhe do të kenë pikëpamje të reja për atë që dëshirojnë, çfarë funksionon për ne  dhe çfarë jo.

Paul Cheshire:

Çeshtja tjetër është frika e njerëzve: sa kohë do t’i marrë njerëzit të shërohen nga  frika për të qënë në turma . Unë mendoj se njerëzit do të shërohen nga kjo gjë vetëm kur të ketë një vaksinë ose nëse virusi do të zhduket.

Nëse kjo ndodh, njerëzit do të duan të punojnë nga zyra por kjo do të marri shumë kohë derisa të ndodhë./abcnews.al