Si kurrë më parë, syzet e blera online zbardhin një vrasje

schedule10:06 - 18 Shkurt, 2020

schedule 10:06 - 18 Shkurt, 2020

Një vrasës është burgosur pasi një sulmi brutal i cili u filmua nga një dëshmitar i cili mbante syze me kamera të integruara, të blera vetëm 7 paund në eBay.

Collinson, 38 vjeç, goditi 59-vjeçarin John Glenn dhe e rrëzoi në dysheme me një grusht të vetëm duke bërë që të humbte jetën një muaj më vonë.

Collinson u dënua me gjashtë vite nga Gjykata e Leeds Croën të premten pasi ai u deklarua fajtor për sulm dhe vrasje pa paramendim, shkruan abcnews.al.

Sulmi, më 1 shtator të vitit të kaluar, u pa nga një dëshmitar i cili mbante syze me kamera të instaluara në të . Ai më pas foli me policinë, dhe i dha pamjet.

Mendohet është hera e parë që imazhet nga një pajisje e tillë janë përdorur për një çeshtje që rezultoi në fund e suksesshme .

Dëshmitari, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha: ‘Unë i mbaja syzet me video-kamera, mikrofon dhe karta SD. Unë thjesht klikova ‘rekord’ dhe çdo gjë u filmua. Unë filmoj gjithçka që më pëlqen në një vend publik ashtu si çdokush mund të bëjë më celularin e tij.

‘I bleva për vetëm 7 paund në eBay.
Pajisjet mund të regjistrojnë pamje deri në pesë orë. Prodhuesi i këtyrë syzeve përdor sloganin ‘kurrë mos i lejoni çastet e paharrueshme të shkëputen nga jeta’ pa i vendosur në kuti.

Prokurori David Gordon i tha gjykatësit Z. Glenn, nga Scarborough, se kishte pasur një debat me një burrë tjetër përpara se të sulmohej nga Collinson.

Ndërsa Glenn ishte duke përmbajtur veten, Collinson e goditi në fytyrë. Më pas filloi ta godiste pa pushim derisa e la të shtrirë në tokë.

Neurokirurgët i thanë familjes së tij se Glenn pësoi dëme në tru dhe nuk do të zgjohej nga koma . Ai vdiq në 27 shtator pranë vajzës në shtratin e tij.

Collinson, ishte martuar para 2 viteve dhe ishte një njëri i dhunshëm dhe madje ka qënë i dënuar disa herë.

Avokati mbrojtës Peter Makepiece e përshkroi incidentin si vrasje me paramendim ‘me një grusht’.

Gjykatësi Tom Bayliss QC tha që sulmi ishte ‘tërësisht i pamenduar’. Ai u dënua me gjashtë vite.

Collinson shihej si një rrezik për njerëzit për shkak të paaftësisë së tij për të kontrolluar veten gjatë pijes dhe si dikush tepër i dhunshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!