Si kurrë më parë, Bella Hadid shfaqet me një model të pazakontë flokësh

schedule11:50 - 7 Gusht, 2021

schedule 11:50 - 7 Gusht, 2021

Ndryshe nga motra e saj, Gigi, Bella Hadid është një vajzë që i pëlqen të eksperimentojë me pamjen e saj, të provojë modele të ndryshme flokësh (edhe pse shumë prej tyre janë paruke) dhe tendencat e modës nga dekadat e tjera, duke arritur gjithmonë, t’i përshtasë ato.

Brenda një kohe të shkurtër, Bella arriti të ndryshojë flokët e saj disa herë. Ne e kemi parë atë me një kornizë bjonde platini, me flokë shumë të gjata të zeza, me flokë kaçurrela, ndërsa një nga modelet e fundit duket se i ka befasuar të gjithë.

Supermodelja u shfaq me një model shumë të shkurtër dhe me balluke, pjesa e poshtme e së cilës e kishte lyer me një ngjyrë bjonde, më të lehtë. Ajo vetë në video duket se po shijon pamjen e saj të re, ndërsa grimi i saj duket po aq mbresëlënës.

Edhe pse e dimë që është një parukë, si në rastin e Penelope Cruz, rezultati është vërtet mbresëlënës. Si ju pëlqen duken flokët e Bella Hadid? A do të provonit diçka të ngjashme në flokët tuaj? /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erin Parsons (@erinparsonsmakeup)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!