“Si ia bënit kur fasha ishte 300 kwh?” Bejtja: Nëse kemi dimër të thatë mund të kemi rritje të mëtejshme

schedule20:41 - 27 Shtator, 2022

schedule 20:41 - 27 Shtator, 2022

Në janar nëse do të kemi një dimër të thatë si ai që lamë pas sa i përket reshjeve mund të kemi rritje të mëtejshme të tarifës se energjisë elektrike. Megjithatë, sipas zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja gjasat që ky skenar të ndodhë nuk janë shumë të mëdha.

Pavarësisht kësaj, ai u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë nëse duan që ky skenar të bëhet realitet.

Sipas tij, mundësi për të kursyer ekziston, pasi “800 kWh në muaj janë të mjaftueshme edhe për t’u ngrohur gjatë dimrit.

“Fashat i vendos qeveria…Enti vendos për tarifën nëse rezulton më i ulët nga importi, do vendoset një tarifë më e ulët. 42-lekëshi të jetë më i lartë, nëse do të jetë vit i thatë. Prandaj u themi konsumatorëve që të kursejnë. Si ia bënë kur fasha ishte 300 kwh në muaj? Ne sot 258 kwh i japim vetëm për ngrohje ftohje. Mundësi për të kursyer ekziston në çdo familje shqiptare…Nuk kemi vënë re ndonjë organizim që të bëje thirrje të kurset energjia. Askush si tejkalon 800, ato para që ne prishim për energjinë nuk mbesin në Shqipëri, shkojnë jashtë.”

Vendimi për vendosjen e fashës së energjisë elektrike në 800 kwh në muaj zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se nëse vendosen në punë dy platformat e lëvizshme në Vlorë, TEC-i i Vlorës dhe parqet fotovoltaike, Shqipëria në vitin 2024 do të jetë eksportuese neto e energjisë elektrike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!