Hygor Guimaraes Gonçalves u transferua te Vllaznia gushtin e vitit të kaluar dhe ia doli të shënonte 4 gola në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.
Mesfushori brazilian zhvilloi ndeshje të mira me ekipin shkodran, por aventura e tij në Superiore ka marrë fund. Kontrata me kuqeblutë nuk u rinovua dhe 31-vjeçari ka njoftuar largimin nga Vllaznia me anë të një postimi në “Instagram”.
View this post on Instagram
“Faleminderit Vllazni. Ishte nder për mua të mbaja veshur këtë fanellë. Falënderoj Suad Licin, drejtorin sportiv Engin Firat dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë që më dhanë.
Nuk do e harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në momentet më të vështira të jetës time. Falënderime edhe për të gjithë pjesëtarët e stafit teknik“, përfundon braziliani Hygor. /abcnews.al