Si e ka pritur Basha imitimin tek “Kosherja”? Mena: Spektakli ka patur impakt të mirë tek publiku

schedule10:48 - 24 Maj, 2021

schedule 10:48 - 24 Maj, 2021

Gjergj Mena ishte i ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për festivalin “Rin-Art”, një mundësi për të rinjtë që duan t’i futen botës së aktrimit. Mena u ndal dhe tek “Kosherja”, teksa tha se ndihet me fat që është pjesë e saj dhe se impaktet e para si një spektakël i ri kanë qenë shumë pozitive.

“Ndihem shumë mirë. Jemi në një staf të mrekullueshëm, përzgjedhja e profesor Altinit dhe producentit ka qenë shumë e kujdesshme, ka një lloj harmonie. Është një start shumë i mirë për të punuar dhe për të arritur rezultate, me çfarë më kanë thënë folur dhe uruar, impakti është goxha i mirë dhe na bëhet shumë qejfi për këtë pjesë.“, tha aktori.

Ai interpreton kryedemokratin Basha dhe rolin e versionistëve. I pyetur nga moderatori Alban Musa, se cili është roli i preferuar, aktori tha: “Versionistët, jo se e bëj më me qejf por bashkë me partneren e kemi patur këtë dyshe dhe e kemi luajtur shumë gjatë në teatër dhe është pak më afër për pjesën e të bërit të gjërave që i kemi bërë dhe më përpara.

Por dhe tek personi i Bashës ka një gjë që kjo pergjegjësia e të qenit se po përpiqesh të bësh një figurë reale. Rëndësi ka që ndihem shumë komod, e kisha marrë me frikë sepse dhe impakti i tv me publikun është shumë i shpejtë.”, tha ai. Ndërkaq, Albani e pyeti dhe se si e ka pritur Basha imitimin, aktorja tha se nuk ka patur asnjë reagim nga ana e tij. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!